Kristiano Ronaldo, bëri hapin e parë për të ardhmen?!

Ylli portugez, Kristijano Ronaldo është një lojtar pa skuadër, pasi nuk i është bashkuar ende një ekipi të ri pas largimit nga Man. Junajtedi.

Skuadra e Arabisë Saudite Al-Nassr thuhet se është e interesuar për të marrë shërbimet e tij dhe ata kanë ofruar 200 milionë euro në sezon, duke përfshirë marrëveshjet e pagave dhe reklamave, për të nënshkruar me kapitenin e Portugalisë.

Megjithatë, sipas së përditshmes britanike “The Sun”, makinat e Ronaldos janë parë në vendlindjen e tij, ku ishin parkuar në periferi të qytetit të Lisbonës. Ronaldo transferoi nga Mançesteri, “Cadillac Escalade”, që vlerësohet në 180,000 dollarë dhe ia dha si dhuratë për ditëlindje partnerja e tij Xheorxhina Rodrigez, si dhe “Bentley Flying Spur”, me vlerë 350,000 dollarë.

Pas vendimit të tij për të transferuar makinat në Lisbonë, u ndezën thashethemet për rikthimin e tij të mundshëm në ish-klubin e tij të Sporting-ut. Megjithatë, ylli portugez tani është i fokusuar në Kupën e Botës 2022, pasi kombëtarja e tij do të përballet me Zvicrën të martën në fazën e 1/8-ave.

LEXO EDHE:

Back to top button