Kulibali: Nuk kemi frikë nga askushi përfshi edhe Anglinë

Qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Kulibali tregon që nuk i frikësohen asnjë kombëtare. Ylli i Senegalit, Kulibali udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fazës së 1/16 të Kupës së Botës.

Në fazën e eliminimit direkt ata përballen me Anglinë, por senegalezët nuk i frikësohen ‘Tre Luanëve’.

“Ne jemi Senegali, nuk kemi frikë nga askush. Senegali është më i mirë kur ata kanë shpinën pas murit. Ka shumë skuadra që nuk duan të luajnë kundër nesh”, ishin fjalët e lojtarit të Çellsit.

Angli – Senegal, luhet sonte në orën 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button