Kristiano Ronaldo mes ofertës nga skuadra evropiane dhe Al Hilal

Fillimisht pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Kristiano Ronaldo të zëvendësonte Nejmarin, i cili ishte duke u larguar nga ky klub. Tani, raportohet se ka pasur interesim për yllin portugez edhe nga një ekip në Evropë.
Sipas mediumit turk Fotomac, Fenerbahçe shpreson të bindë Kristiano Ronaldon të kthehet në Evropë pas dy viteve të kaluara në Arabinë Saudite. Hoze Murinjo, i cili ka punuar me portugezin në Real Madrid, thuhet se tashmë ka folur personalisht me Ronaldon për ta bindur që të kalojë në Fenerbahçe.
Mario Branko, drejtori sportiv i Fenerbahçes, gjithashtu do të kishte ndërmarrë hapa konkretë për ta bërë transferimin një sukses dhe ka nisur tashmë bisedimet me Al-Nassr për lëvizjen që do të ndodhte në janar.
Hoze Murinjo është optimist se transferimi mund të realizohet dhe beson se agjenti Horhe Mendes, i cili menaxhon të dy do të luajë një rol vendimtar. Kristiano Ronaldo mbërriti në janar 2023 te Al-Nassr dhe me këtë transferim u bë futbollisti më i paguar në botë, me një pagë vjetore prej 200 milionë eurosh.
Individualisht, Kristiano Ronaldo pati arritje të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, 68 gola dhe 18 asistime në 79 ndeshje, por nuk arriti të fitojë kampionatin me Al-Nassr.