Kristjan Asllani është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është afër marrëveshjes me Besiktashin.
Siç raportohet në mediat turke, Asllani pritet të firmos kontratë me klubin turk deri në fund të sezonit, pra në formë huazimi – por me të drejtë blerje për 13 milionë euro.
Asllani ka kërkuar të largohet nga Torino, pasi nuk arriti të gjente veten dhe largimi është vetëm çështje kohësh. Futbollisti “kuqezi” në rast se shkon te Beshiktashi, do të bëhet bashkëlojtar i Milot Rashicës./Indeksonline/








