Kristof Peti: Franca ka interes për zhvillimin e biznesit në Ballkan, Qeveria të tregon interes

President i Këshillit të Biznesit Franko-Maqedonas në kuadër të MEDEF International

Presidenti i Këshillit të Biznesit Franko-Maqedonas në kuadër të MEDEF International ka deklaruar se Franca dhe industria e saj është e fokusuar në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe fokusin e saj mbi përmirësimin e klimës së biznesit.

“Punët po ndryshojnë me shpejtësi të madhe. Ka interes të madh nga ana e Francës për t’i përmirësuar dhe ngritur në nivel më të lartë raportet mes Francës dhe Ballkanit në përgjithësi. Pas marrëveshjeve të fundit që nënshkruam për investime kapitale në Malin e Zi, presidenti francez Makron shfaqi interes të theksuar dhe dëshiron të sigurohet se raportet mes vende të Ballkanit dhe Francës po zhvillohen dhe se mund të arrihet një përfundim i suksesshëm”, ka deklaruar Peti.

I pyetur mbi projektet aktive në shtetet e Ballanit si Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi, Peti ka deklaruar se mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës pritet ratifikimi i një marrëveshjeje ndërqeveritare për t’i konkretizuar projektet. Duke folur mbi fokusin e investimeve reale në industritë e theksuara, Peti ka deklaruar se ato janë të fokusuara në infrastrukturë, shëndetësi dhe energjetikë.

“Plani do të ishte gjithashtu të mundësohej zhvillimi i disa vendbanimeve industriale në vend, sepse ideja nuk është vetëm që kompanitë franceze të shesin shërbimet dhe produktet e tyre në Maqedoni, por edhe të sigurohet që të ketë disa investime franceze. Po takohem me investitorë, veçanërisht në infrastrukturë, të cilët janë të interesuar të investojnë në Maqedoni. E vetmja gjë që mungon janë mundësitë. Ju e dini që shumë vende evropiane po zhvillohen, për shembull, përmes partneriteteve publiko-private ose koncesioneve”, ka theksuar Peti.

Ashtu si në Podgoricë, Franca ka ofruar zgjidhje edhe për tre spitale në vend. Peti thekson se tani duhet Qeveria të angazhohet dhe të tregon interes që këto të realizohen.

“Franca po ofronte një zgjidhje për përfundimin e ndërtimit të spitaleve në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë. Oferta u bë nëpërmjet një propozimi komercial nga kompania jonë, meqenëse ne jemi kontraktori, së bashku me një propozim nga bankat për financimin e projektit. Dhe së bashku me një marrëveshje midis qeverive të Francës dhe Maqedonisë. Pra, pikërisht i njëjti propozim që u materializua në Mal të Zi. Tani pyetja është nëse ka interes nga ana e qeverisë maqedonase për të bërë të njëjtën marrëveshje. Meqenëse po flasim për infrastrukturë shëndetësore dhe infrastrukturë strategjike, këto projekte meritojnë të kenë kontraktorë cilësorë, financues cilësorë e kështu me radhë”.

LEXO EDHE:

Back to top button