Vapë gjatë ditës, temperaturat arrijnë deri në 39 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 27 deri në 39 gradë.

Gjatë orëve të pasdites pritet paqëndrueshmëri lokale, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona ekzistojnë kushte edhe për mot të ligë afatshkurtër me paraqitje të breshrit.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar.

Nga nesër pritet rënie e temperaturave, e cila do të jetë më e theksuar gjatë fundjavës, kur do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button