Tetovë, kritika të ashpra nga qytetarët për shënjimin e shtegut për biçikleta

Shënjimi i shtegut për biçikleta në Tetovë, më tepër rrezikon jetën e qytetarëve që duan të ngasin biçikleta se sa siguron rrugë të lirë për to. Kështu e komenton shënjimin e shtegut, Jusuf Lazimi, çiklist profesionist.

Shtigjet janë bë pa standarde. Jo që ne jemi ndonjë shtet i zhvilluar por vet fakti se janë bë pa standarde, është e pamenduar. Menjëherë tek shtegu i çiklistit e ke parkimin e makinave kjo nuk ofron as hapësirë për manovrim as për tejkalim çiklisti çiklistin, sepse me standarde duhet të paktën të jetë një metër e njëzet gjerësia, që të ofroj një vend manovrimi. Çka nëse aty kalon një fëmijë me një shpejtësi të caktuar kur vetura e parkuar mund ta hap derën – tha Jusuf Lazami, çiklist.

Pos çiklistëve profesionistë, për këtë reaguan edhe qytetarët dhe aktivistët e sektorit civil, të cilët e quajnë tallje me qytetarët.

Autoritetet e komunës mund të jenë në një panik elektoral sepse bëjnë punë shpejt e shpejt, si deri më tani vetëm sa për sy e faqe se diçka po bëhet. Realisht për biçiklistët trase duhet mirëpo, sa iu përmbahen kushteve dhe sa Tetova i përmbush standardet është pikëpyetje sepse në disa pika është më tepër pengesë së sa liri kalimi për biciklistët – u shpreh Ngadhnjim Memeti, – sektori civil.

“Kjo na duket shaka, kontejnerët janë në mes të rrugës , kërcimoret për kurkundi janë, këtë e kanë bë kot e kot. Shiheni ku është parku makina dhe kurr smund ti heqin këto”.

“Për momentin nuk është mirë, por me kalimin e kohës do e fusin në sistem. Komuna gjithsesi duhet ta kontrolloj këtë”.

Nga Komuna e Tetovës, thonë se projekti është në realizim e sipër dhe se do rregullohen gjitha pengesat, ndërsa do të vendosen edhe mbrojtje anësore për çiklistët.

Projekti ende nuk është përfunduar, është në procedurë e sipër sinjalizimi horizontal. Në vendet ku janë problemet si kontejnerët për mbetje, skajoret, në dy apo tre vende që u bë bujë në internet ato veçmë janë sanuar, duhet të vihen edhe mbrojtëset plastike që këto shtigje të jenë gjithnjë të lira – deklaroi Elmir Mustafi. Inxhinier i sektorit për veprimtari publike.

Shtegu për biçikleta është paraparë të jetë me një gjatësi prej 2.5 kilometrave në të dyja anët e rrugës së Ilindenit.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button