Kritika të ashpra për reformat në arsim të paralajmëruara nga Carovska

Reformat e paralajmëruara në arsim nga ministrja Carovska morën kritika të shumta nga njohësit dhe punonjësit e kësaj fushe. Fokusi i kritikave mbetet lënda e historisë që sipas konceptit të ri për arsimin fillor, historia nuk do të mësohet si lëndë e veçantë por, bashkë me gjeografinë dhe shoqërinë qytetare do të jetë pjesë e shkencave shoqërore. Profesori Mitko Panov, nga Instituti Nacional i Historisë tha për Alsat se koncepti i ri për arsim është i panevojshëm. Posaçërisht që vjen në momentin kur Maqedonia e Veriut ballafaqohet me bllokadë nga Bullgaria.

https://www.youtube.com/watch?v=z9Ld-SIIWLk&feature=youtu.be

Mendoj që ky koncept është i panevojshëm në këtë periudhë. Posaçërisht që vjen në kushte kur Republika e Maqedonisë ballafaqohet me bllokadë nga Bullgaria. Dhe, ajo që realisht përkon me ketë, dhe them, reforma të shpejta dhe befasuese për të gjithë, është më së paku plotësim i pikëpamjeve të reflektuara në pozitën e Bullgarisë, e cila e kushtëzon zhbllokimin e negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë me revizionin e librave dhe historisë’ deklaroi Mitko Panov, profesor, Instituti nacional i Historisë.

Reagime të shumta tashmë kanë arritur edhe në Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Kreu i saj, Jakim Nedellkov tha se mësuesit frikësohen se do të mbeten pa fond të plotë të orëve.

Secili nga aspekti i tij kujdeset dhe frikësohet për fatin e tij në të ardhmen. Ka spekulime të ndryshme ose informacione për zvogëlimin e fondit të orëve, për shembull te lëndët e artit. Në këtë rast, mësuesit e lëndëve art dhe muzikë frikësohen se do tu zvogëlohet fondi i orëve dhe do të mbeten pa fond të plotë të orëve dhe paga e tyre do të jetë më e ulët. Ne si sindikatë do të kërkojmë që asnjë mësues të mos humb asnjë orë, e as që bëhet fjalë që dikush të shpallet tepricë teknologjike- pohoi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Një ditë më parë, ministrja Carovska paralajmëroi ndryshime të mëdha në arsimin fillor. Mes tjerash, reformat parashohin: më pak lëndë, më shumë hulumtime dhe analizë, lëndë zgjedhore dhe aktivitete jashtëshkollore.

Melihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button