Kritikon drejtuesit, klubi prish kontratën

Skuadra turke e Gallatasarajit vendosi që të prish kontratën me njërin futbollist, që në mënyrë publike kritikoi drejtuesit e klubit. Futbollisti maroken, Junes Bellhanda, pas ndeshjes kundër Sivasporit, më 7 mars, në një intervistë televizive, kritikoi ashpër terrenin e keq në stadiumin “Turk Telekom”.

 

 

Belhanda deklaroi se drejtuesit janë pa ndjenja dhe shohin se si futbollistët mundohen në terrenin e vështirë. Nuk vonoi shumë reagimi I drejtuesit e Gallatasarajit, të cilët prishën kontratën me Belhandën, me arsyetim se kjo deklaratë e marokenit dëmton imazhin e klubit. Belhanda është pjesë e Gallasarajit nga viti 2017, ku ka zhvilluar 131 ndeshje, duke shënuar edhe 22 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button