Shlyerja e borxheve pa normë interesi, kompanitë e mëdha pa vendim konkret

Kompanitë private që i furnizojnë qytetarët me energji elektrike ose termike, ende nuk kanë vendosur nëse do ti bashkohen masës qeveritare për të shlyer interesat e borxheve. Pas apelit të Kryeministrit Zoran Zaev, kompanitë private tu ndihmojnë qytetarëve që kanë vështirësi në pagimin e faturave, nga Balkan Energy Group thonë se ata së pari do ta presin ligjin.

Para se të dalim me një qëndrim zyrtar, “BEG”- SHA do ta presë njoftimin zyrtar të paketës së pestë të masave të Qeverisë dhe do të kryejë një analizë në lidhje me efektet mbi konsumatorët dhe kompaninë – shprehen nga Balkan Energy Group.

Nga EVN gjithashtu thanë për Alsat se në momentin kur do të ketë një vendim zyrtar nga Qeveria, do ta shqyrtojnë atë dhe do të vendosin.

EVN Maqedoni edhe në të kaluarën i është bashkuar paketave dhe fushatave qeveritare, që synojnë lehtësimin e pagesës së borxheve të qytetarëve. Por, këto paketa nuk u dëshmuan të jenë plotësisht funksionale në drejtim të zgjidhjeve të plota dhe sistematike të problemit me borxhet e grumbulluara – thonë nga EVN.

 

U bëj thirrje kompanive private tu bashkohen institucioneve publike, natyrisht nëse munden, që të mund të bëjnë riprogramim të borxhit për 12 muaj, duke fshirë interesin. Kjo sigurisht që është një e drejtë dhe mund ta bëjnë kompanitë private -deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Shumica e qytetarëve që i anketuam nuk ishin të njoftuar me këtë masë qeveritare, të tjerët ishin skeptikë, dhe të tjerët vlerësojnë se bëhet fjalë për mbledhje të pikave politike.

Të të pyes rreth shlyerjes së normës së interesit të borxheve? Gënjejnë…. Cili është mendimi juaj? Gënjejnë.

“Nuk është gjë e keqe, por me këtë të mos lëvdohet Zaevi, se bëri një punë të madhe. Njerëzit kanë nevojë për punë, nuk kanë bukë për të ngrënë”.

“Nuk e di, nuk e di, mos më pyet”.

“Nuk e shoh atë me kënaqësi, të gjithë që kanë borxh duhet ta paguajnë në kohë”.

Autoritetet kanë njoftuar tashmë se zgjidhja ligjore është në fazën e fundit. Do të shlyhet borxhi mbi bazën e interesit vetëm nëse qytetarët borxhlinj e paguajnë borxhin kryesor në 12 këste. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që shteti vendos për një lëvizje të tillë, për të falur borxhet e qytetarëve të bëra për mospagimin e faturave komunale.

Ile Petrevski

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button