Ohri dhe Struga përballen me vështirësi të shumta transporti

Ohri dhe Struga po përballen me vështirësi të shumta transporti. Shumica e linjave të autobusëve nga Shkupi, Manastiri dhe e gjithë Maqedonia Lindore nuk funksionojnë për shkak të pandemisë. Numri i udhëtarëve është i vogël, dhe për shkak të kufizimeve në numrin e njerëzve në autobusë, funksionimi i transportuesve është i padobishëm.

Janë ndërprerë shumica e linjave ndër-urbane apo rreth 80% e tyre dhe dy linjat ndërkombëtare. Përafërsisht deri në prill. U detyruam të ndërmarrim një hap të tillë, është humbje e madhe, ndërsa numri i udhëtarëve është i papërfillshëm – tha Dimitar Vasilevski- pronar i një kompanie autobusësh në Ohër.

Qytetarët thonë se është e vështirë të arrihet Ohri.

“Ka vetëm dy linja. Për shkak të kësaj, nuk munda të vija në punë dje, dhe mbeta në Shkup.”

Përveç kësaj, transportuesit e ligjshëm ankohen se përballen me trasnportues ilegal, që bartin pasagjerë ndërmjet qyteteve.

Ne kemi grupe në Facebook me 4,000 – 5,000 anëtarë, ku çdo ditë organizohen nga dhjetëra makina në rrugën Ohër-Shkup. Kemi 10-15 transportues standardë të paligjshëm me vetura në rrugën Ohër-Manastir. Është e padurueshme. Numëruam rreth 65 transportues, që vozisin çdo ditë në rrugën Ohër – Strugë  -deklaroi Dimitar Vasilevski- pronar i një kompanie autobusësh në Ohër.

“Me taksi, kush si di. Ekziston një grup në internet, organizohen mes vete”.

Shumica e pronarëve të kompanive të autobusëve në Ohër, thonë se po mendojnë ta mbyllin kompaninë, ndërsa në internet ka shumë shpallje për shitje të autobusëve dhe furgonëve. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thotë se për shkak të pandemisë dhe mundësisë për të transportuar vetëm me gjysmën e kapacitetit, disa kompani i kanë pezulluar linjat.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button