Kriza ekonomike goditi shumë biznese ndër to edhe atë të luleve

Kriza ekonomike goditi shumë biznese ndër to edhe atë të luleve

Gazetare: Melihate Rustemi     

Lulet po thahen ndërsa blerësit çdo ditë e më shumë po largohen. Kështu duket tregu i luleve në këto ditë të krizës ekonomike dhe shtrenjtimeve të përditshme. Shitësit ankohen për ulje të interesimit për blerje, madje deri në 70 %. ndërsa ankohen se nuk po arrijnë të nxjerrin as shpenzimet e bëra për këtë sezon.

“Çmimi ka ra katastrofë. Sillen 15, 20, 25 denarë, varet çfarë lloj lule është. Hiç s’ka interesim, siç po e shihni edhe vet, s’ka interesim as kurrgjë. Neve më shumë na ka kap kjo krizë, momentalisht dobët por shpresojmë diçka më mirë. Sidomos puna 70 % ka ra krejt”, tha një shitës lulesh.

“Shpenzimet momentalisht sa kena mundësi me nxjerr diçka veç me u mbajt se nuk bën edhe pa lule me e lën këtë vend. E vazhdojnë disa punën sa kanë mundësi me vazhdu, mos të vjen dikush e të kthehet pa lule”, shtoi ai.

Për shkak të rritjes së çmimeve, disa nga qytetarët thanë se lulet janë shndërruar luks për shumë familje prandaj edhe mbeten në fundin e listës për blerje.

“Me këto kushte edhe buka është problem e jo për lulet. Buka është problem për ta blerë e mos të flasim për lulet, ajo është sekondare”, tha një qytetar.

“Jo bre çfarë lule, nuk na duhen, faleminderit”, tha një tjetër qytetar.

“Lule nuk blej. Kam diçka pak në ballkon”, deklaroi një qytetare.

Disa të tjerë thanë se pavarësisht ndryshimeve në çmim lulet zën vend të rëndësishëm në përditshmërinë e tyre.

“Aty ku jeton dëshiron të jetë mirë. Edhe pa lule nuk duket bukur. Varet për kë, dikush ka buxhet dikush ska”, u shpreh një qytetar.

“Të fundit i jap për libër dhe lule”, tha një qytetar.

Shitësit e luleve gjithashtu thanë se për shkak të humbjeve të mëdha që kanë pësuar, shumë prej tyre kanë nisur të heqin dorë nga ky profesion./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button