Kriza ekonomike nuk ka të ndaluar, rëndon çdo ditë mbi jetën e qytetarëve

Kriza ekonomike nuk ka të ndaluar, rëndon çdo ditë mbi jetën e qytetarëve

Gazetar: Ile Petrevski

Për një vit, kostoja e jetesës është rritur për 19.8 për qind. Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur se nga tetori i vitit të kaluar e deri në të njëjtin muaj të këtij viti, vetëm shpenzimet ushqim janë rritur për 31.2 për qind. Por, pavarësisht të dhënave zyrtare, qytetarët thonë se çmimet e produkteve ushqimore bazë janë 100 për qind më të larta. Buka, e cila vitin e kaluar shitej për tridhjetë denarë, tani e kalon shumën e një eurove, vaji i gatimit nga 55-60 denarë, tani është ka arritur në rreth 130 denarë, e njëjta gjë vlen edhe për qumështin, sheqerin, miellin.

Në raportin e fundit të Statistikave për periudhën e analizuar, thuhet se mishi, produktet e qumështit dhe vaji për gatim janë rritur me mbi 40 për qind. Gjithashtu vihet re edhe rritje të shpenzimeve të qytetarëve për faturat e banimit për 20 për qind. Më konkretisht, çmimet e energjisë elektrike, karburantit dhe gazit janë rritur për 25 për qind. Raporti tregon gjithashtu se qytetarët paguajnë 20 për qind fatura më të larta kur shkojnë në restorant ose përdorin shërbime të tjera gastronomike.

“Që është rritur kostoja e jetesës vërtetohet edhe nga përllogaritja e fundit e shportës konsumatore minimale sindikale, e cila tregon se pjesa më e madhe e buxhetit familjar është për blerjen e ushqimeve dhe pagesën e shpenzimeve të përgjithshme”, raporton Ile Petrevcski, gazetar i Alsat.

Shporta konsumatore sindikale ka tejkaluar 51.500 denarë për një familje katër anëtarëshe. Përllogaritjet e sindikatës thonë se për blerjen e produkteve bazë ushqimore nevojiten afro 20 mijë denarë, ndërsa për shlyerjen e faturave rreth 13.000 denarë.

Rritja e çmimeve nuk do të zbutet as me miratimin e Ligjit të ri për Konsumator. Nga Qeveria fillimisht theksonin se miratimi i tij është i domosdoshëm për të ndalur goditjet e çmimeve, por tani thonë se shpëtimi do të ishte në gjobat e larta për tregtarët që manipulojnë me çmimet.

“Nëse vendimet e Qeverisë nuk respektohen nga tregtarët, në atë rast përdoren dispozitat për sjellje të pandershme dhe mashtruese nga Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe pasojnë masa penale përkatëse ose masa më të rrepta si ndalimi i punës nga tre muaj deri në dy vjet”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në shtete rajonit, ku një pjesë e tyre janë anëtare të Bashkimit Evropian, dhe qytetarët atje fitojnë dyfish dhe më shumë se banorët e Maqedonisë, ende nuk ka rritje të tillë të çmimeve të produkteve bazë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button