Kriza energjetike, Mickoski viziton Odën Ekonomike të RMV-së

Kriza energjetike, Mickoski viziton Odën Ekonomike të RMV-së

Kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot qëndroi në Odën Ekonomike të RMV-së më çrrastë bashkë me kreun e OE-së biseduan për çështjet ekonomike me theks të veçantë krizën energjetike.

“Oda Ekonomike i trajton të gjitha temat e rëndësishme ëpr biznesin. Sot biseduam për dy çështje të rëndësishme që paralajmërojnë një mobilizim të përgjithshëm në shtet. E para kriza energjetike do të zgjas sigurisht e dhe vitin tjetër. E dyta është se kemi qëndrim të përbashkët me partinë më të madhe opozitare, e ajo është se nevojitet një marrëveshje të re ekonomike me shtetin”, tha Azeski.

Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare Kristijan Mickoski tha se ai dhe partia e tij kanë përshtypjen se ekonomia nuk është ndër prioritetet e qeverisë aktuale.

“Sfidat janë të mëdha, por problemet edhe më të mëdha. Jemi të brengosur se çfarë ardhmëri e pret ekonominë tonë, e me këtë edhe vetë shtetin”, tha Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button