Kriza energjetike ngadalëson rritjen e ekonomisë kineze

Rritja ekonomike në Kinë u ngadalësua në 4,9% në tremujorin e tretë 2021, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave.

Të dhënat e tremujorit të tretë janë më të dobëtat deri më tani këtë vit.

Kina regjistroi rritje rekord prej 18,3 për qind në tremujorin e parë dhe 7,9 për qind në të dytin.

Në përgjithësi, rritja nga janari në shtator ishte 9,8 për qind. Pas tejkalimit të pandemisë, ekonomia kineze fillimisht u rrit fuqishëm.

Kohët e fundit, megjithatë, ekonomistët kanë paralajmëruar për një numër faktorësh që mund të kenë një ndikim negativ në ekonominë kineze si dhe për kompanitë e huaja që operojnë në vend.

Mungesa e energjisë në Kinë, e cila tashmë ka detyruar kompanitë industriale të ulin prodhimin javët e fundit, është quajtur një rrezik për ekonominë.

”Problemet energjetike ka të ngjarë të përkeqësohen me sezonin e ardhshëm të dimrit dhe do të zgjasin të paktën deri në mars”, paralajmëroi presidenti i Dhomës Ekonomike të BE-së në Kinë, Joerg Wuttke.

Ai tha se ”kompanitë duhet të jenë të durueshme, duke e përshkruar situatën si një maratonë, jo një sprint”.

LEXO EDHE:

Back to top button