Kriza globale e furnizimeve/ Ekspertët: Na presin muaj të vështirë

Nga dyqanet e ushqimeve, te pikat e karburantit. Kriza e zinxhirit të furnizimeve po rrit çmimet dhe po ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale.

Kjo nënkupton jo vetëm çmime më të larta, por vonesa në furnizime. Ekonomistët fajësojnë pandeminë.

“Gjithçka lidhet me pandeminë. Ajo i ka trazuar të gjitha tregjet”, thotë eksperti i Moody’s Analytics Mark Zandi.

“Me rihapjen e ekonomive kërkesa u rrit, dhe firmat nuk e kanë përballuar dot”, shprehet Megan Greene.

Por furnizimet dhe kërkesa në rritja janë vetëm një pjesë e problemit.

“Lidhet kryesisht me mbylljen e fabrikave në Kinë për shkak të variantit Delta, apo objektivit për emetimet që kërkon mbylljen e tyre. Në SHBA, problemi lidhet kryesisht me krahun e punëst”, shton Megan Greene, raporton A2news.

“Ka më shumë anije se vende ankorimi”, thotë roja bregdetare Cmdr. Stephen Bor.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të diskutojë mbi një zgjidhje të mundshme, në takiminme autoritetet portuale, krerët e sindikatave të punëtoreve dhe përfaqësues tëkompanive private.

Por Moody’s Analytics parashikon ‘re të zeza’ në muajt në vazhdim. Kjo pasi nuk ka një përpjekje globale për të garantuar mirëfunksionim të rrjetit logjistik dhe të transportit.

“Na pret një dimër i vështirë përpara, financiarisht i dhimbshëm për qytetarët”, paralajmëron Mark Zandi .

LEXO EDHE:

Back to top button