Kriza humanitare në Ukrainë tepër alarmuese

Kriza humanitare në Ukrainë tepër alarmuese

Raporti i “Global Trends” zbulon se situata mund të precipitojë duke shkaktuar tragjedi të tjera

Raporti i “Global Trends” zbulon se situata në Ukrianë është vërtet një tragjedi njerëzore. Lufta dhe shkatërrimet në masë si edhe kriza ushqimore po përkeqësojnë situatën humanitare në vend.

Numri i njerëzve që largohen nga vendi ka arritur në nivel “jashtëzakonisht alarmues” dhe po vazhdon të përkeqësohet. “Pothuajse katër muaj që prej nisjes së luftës, situata humanitare në mbarë Ukrainën veçanërisht në Donbas është jashtëzakonisht alarmuese”, tha përmes një deklarate agjencia humanitare e OKB-së, OCHA.

Kombet e Bashkuara janë shprehur se mijëra persona përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar po përjetojnë trauma të vërteta më atë që po ndodh në shumë rajone ukrainase. Palët në konflikt nuk kanë arritur një marrëveshje për të lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve apo për të ofruar qasje të punëtorëve të ndihmës, me qëllim që të jepet ndihma urgjente.

Rreth 6.6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje që nga pushtimi i Rusisë në fund të Shkurtit. Polonia ka parë numrin më të madh të refugjatëve ukrainas me rreth 3.5 milionë, nga të cilët 94% kanë qenë gra dhe fëmijë. Miliona njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda vendit ose janë bllokuar brenda Ukrainës.

Po ashtu edhe Hungaria ka parë fluksin e katërt më të madh të refugjatëve, duke parë 644,474 ukrainas që kalojnë në vend që nga fillimi i konfliktit. Në vitet e fundit, qeveria hungareze ka qenë në krye të mediave për shkak të pikëpamjeve të saj ndaj emigrantëve.

Agjencia Kombëtare për Refugjatët (UNHCR), shprehet se nëse konfliktet e vazhdueshme mbeten të pazgjidhura dhe nuk frenohen rreziqet e shpërthimit, shekulli i 21-të do sjellë zhvendosjet më të mëdha të njerëzve që pas Luftës së Dytë Botërore.

Komuniteti ndërkombëtar mund të ndërmarrë veprime, për të dyfishuar përpjekjet për të ndarë përgjegjësitë dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, të cilat mund të ndryshojnë trendin aktual, duke ulur ndjeshëm nivelet e zhvendosjes.

 

RAPORTI: Kriza humanitare në Ukrainë tepër alarmuese

LEXO EDHE:

Back to top button