Kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas UNHCR-së
Kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas UNHCR-së
Kriza aktuale e refugjatëve në Evropë është më e madhja, që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Ljubinka Brashnarska, zëdhënëse e UNHCR-së, në daljen e saj sonte në emisionin “200” në Alsat.
Siç shton ajo, shumica e njerëzve që largohen nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.
“Po flasim për krizën më të madhe dhe më të shpejtë në rritje, që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo nuk ka ndodhur në Evropë në 80 vjet, të kemi një situatë kaq të shpejtë të rritjes së refugjatëve. Derisa flasim sot, tre milionë refugjatë tashmë janë larguar nga Ukraina. Më shumë se 90 për qind e tyre, sipas raporteve tona në terren, janë gra dhe fëmijë,” tha Brashnarska./ Alsat.mk








