Kriza politika në vend, priten vendime nga Alternativa dhe LSDM-ja

Partia Alternativa mbledh Kryesinë Qendrore për të vendosur nëse do të futet në negociata me LSDM-në për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare ose jo. Jo zyrtarisht mësohet se kryesia e ngushtë është unanimisht “për”, por miratimin për pjesëmarrje ose jo duhet ta jep Kuvendi Qendror i cili mund të thirret javën e ardhshme. Ndërkohë LSDM-ja në orën 17 ka thirrur mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv ndërsa në orën 19 mbledhjen e Komitetit Qendror. Organet e partisë duhet të vendosin për dorëheqjen e kryetarit socialdemokrat, Zoran Zaev. Jo zyrtarisht dorëheqja mund të shtyhet deri në mesin e muajit dhjetor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button