Kroaci-Argjentinë, kush favorizohet nga kompanitë e basteve

Në Botërorin e Katarit sonte do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet kombëtareve të Argjentinës dhe Kroacisë. Në çerekfinale, argjentinasit mposhtën skuadrën e Holandës, pas penalltive, ndërsa kroatët ishin më të mirë se kombëtarja braziliane, sërish pas penalltive.

Këto dy kombëtare deri më tani janë përballur dy herë në Kampionatin Botëror dhe të dyja në fazën e grupeve të kompeticionit. Hera e parë ishte në vitin 1998 në Francë, kur Argjentina fitoi 1:0 dhe hera e dytë ishte në Rusi në vitin 2018, kur Kroacia fitoi 3:0.

Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Argjentinën. Fitorja e Argjentinës kuotohet me koeficientin 1.85, ndërsa fitorja e Kroacisë 5.00. Sa i përket barazimit gjatë 90 minutave të rregullta, kuota shkon në 3.30.

LEXO EDHE:

Back to top button