Mesi dhe Argjentina me plan “djallëzor” ndaj Kroacisë

Dyshohet se një anëtar i kombëtares së Argjentinës ka thënë se janë tre futbollistë që mund të provokohen aq shumë, sa që Kroacia të mbetet me një lojtar më pak deri në minutën e 60-të.

Tre futbollistë nga Argjentina do të kenë për detyrë të provokojnë. Megjithatë, trajneri kroat Zlatko Daliç nuk i kushton shumë rëndësi kësaj.

‘Kemi kaluar në katër kombëtaret e botës, që është një sukses i madh për Kroacinë, është një gjë e madhe që kemi pasur sukses në dy kampionate radhazi. Tani duam më shumë, po luajmë kundër Argjentinës së madhe, një skuadër e madhe e drejtuar nga Leo Mesi. Ata kanë më shumë presion, ne e dimë se si luajnë dhe çfarë duan për të fituar ndeshjen. Unë besoj te lojtarët, Kroacia do të imponojë mënyrën e saj të lojës”, tha mes tjerash Daliç.

LEXO EDHE:

Back to top button