Kroford mbron titullin me nokaut teknik

Boksieri amerikan Terens Kroford sërish mbrojti titullin e peshave të mesme në versionin VBO, pasi që mbrëmë, në Las Vegas, mundi sfiduesin Kel Bruk, me nokaut në raundin e katërt. Kroford ishte i kujdesshëm në 3 raundet e para, ndërsa në të katërtin dërgoi kundërshtarin britanik në tapet për të siguruar fitoren e 37 në karrierën e tij dhe të 28-tën me nokaut teknik. Ndryshe për Krofordin që ende nuk njeh disfatën, është sfida e parë pas një viti pushimi, pasi që përballja e planifikuar me Manu Pakuao-n u anulua shkaku i pandemisë “Covid 19”.

LEXO EDHE:

Back to top button