Dresel, me rekord të ri botëror në 100 m

Kejleb Dresel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi rekord të ri të botës në not, në disiplinën 100 metra me stil të përzier në pishinat e shkurtra. Notuesi nga SHBA, u bë personi i parë në botë që shkoi nën 50 sekonda në këtë disiplinë të notit, duke mbyllur garën me 48.88 sekonda, me çka edhe tejkaloi kohën rekord të vendosur nga Vladimir Morozov me kohë 50.26 sekonda. Notuesi amerikan, Kejleb Dresel, rekordin e ri e vendosi në kuadër të garave të Ligës Ndërkombëtarë në not, që aktualisht po zhvillohet në Budapest.

LEXO EDHE:

Back to top button