Kryeministri i Palestinës: Qeveria e re e Izraelit aspak më e mirë se e kaluara

Rrëzimi i Benjamin Netanyahut mbyll një prej “periudhave më të këqija” të konfliktit izraelito-palestinez por qeveria e re e udhëhequr nga Naftali Bennet, është po aq e keqe sa e kaluara, ka thënë kryeministri palestinez.

“Ne nuk e shohim këtë qeveri si aspak më të keqe se e kaluara dhe denoncojmë njoftimin e kryeministrit të ri për mbështetjen e vendbanimeve të reja izraelite,” tha Mohammed Shtayyeh, raporton Guardian.

“Qeveria e re s’ka të ardhme nëse nuk merr në konsideratë të ardhmen e popullit palestinez dhe të drejtave legjitime të tyre,” shtoi Shtayyeh.

Lideri i së djathtës ekstreme, kryeministri Bennet, iu adresua kabinetit të tij të ri të sapobetuar të dielen në mbrëmjes duke thënë që vendi ishte “në fillim të ditëve të reja”.

Kryeministri i ri ka përjashtuar nga mundësia që ta pranojë një shtet palestinez.

Ai më herët ka bërë thirrje që Izraeli të jetë më agresiv në sulmet e saj në Gaza.

LEXO EDHE:

Back to top button