Konjufca: Çështja e Asociacionit është e mbyllur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e mbyllur.

Ai tha se fjalën rreth kësaj teme e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Asociacionin e ka hedh poshtë gjykata jonë Kushtetuese, pas atij vendimi përpjekja për ri-definimin e një asociacioni të ri është shumë e vështirë dhe institucionet nuk duhet ta pranojnë një qasje të tillë”, u shpreh Konjufca.

Konjufca theksoi se institucionet duhet ta mbajnë qëndrimin se kjo është çështje e mbyllur dhe nuk duhet të pranojnë ta rihapin krijimin e Zajednicës.

LEXO EDHE:

Back to top button