Kryeministri izraelit do ta vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në dhjetor për vizitën e tij të parë zyrtare, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Vizita e ardhshme vjen me ftesë zyrtare të Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, bëri të ditur e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth”.

Uebfaqja hebraike “Walla” muajin e kaluar citoi zyrtarë izraelitë të kenë thënë se Netanyahu nuk lejoi udhëtimin e ministrave të kabinetit të tij në EBA para se të udhëtonte ai vet së pari.

Faqja e internetit, duke cituar tre zyrtarë të paemëruar, tha se një numër ministrash kontaktuan zyrën e Netanyahut dhe e informuan atë për interesin e tyre për të vizituar EBA-në për të zhvilluar takime me homologët e tyre dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve.

Midis ministrave që donin të udhëtonin në EBA ishte ministrja e Transportit Miri Regev.

Megjithatë, Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e ministrave të tij pasi ishte i interesuar të ishte politikani i parë izraelit që viziton EBA-në pas nënshkrimit të marrëveshjes së normalizimit.

Më 12 tetor, Netanyahu foli në telefon me Mohammed bin Zayed dhe ata ftuan njëri-tjetrin për vizita.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Izraelin, veprim ky që ngjalli zemërim midis palestinezëve.

LEXO EDHE:

Back to top button