Tërmet prej 6,3 ballëve godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 6,3 ballësh sot ka goditur provincën Sumatra Perëndimore të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike e vendit (BMKG), transmeton Anadolu.

Agjencia tha se epiqendra e tërmetit ka qenë 109 kilometra në jugperëndim të qytetit Tuapejat në ishujt Mentawai pranë brigjeve të provincës.

Fatkeqësia natyrore ndodhi 10 kilometra nën sipërfaqe.

Megjithëse nuk u raportua për vdekje, u lëshua një paralajmërim për cunami.

LEXO EDHE:

Back to top button