BE-ja sot vendos për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut

Ministrat për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së sot në mënyrë virtuale do të mbajnë Këshillin e shumëpritur për çështje të përgjithshme, në të cilin duhet të miratohet korniza për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në takimin e sotëm, është pothuajse e sigurt se Bullgaria do të bllokojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, ndërsa presidenca gjermane, me ndihmën e Komisionit Evropian, është ende duke bërë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet deri në fund të këtij viti.

Pyetja sot është se si vendet e tjera anëtare do të reagojnë ndaj aleatit të tyre, Bullgarisë. Shumë diplomatë të BE-së nuk presin shumë presion mbi Sofjen për momentin, për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen gjatë muajit mars në Bullgari.

Sot, gjithashtu negociohet kuadri buxhetor shumëvjeçar i Bashkimit Evropian, si dhe pakot për rimëkëmbje ekonomike.

Tashmë dihet se Hungaria dhe Polonia do të bllokojnë pjesën e buxhetit kushtuar fondeve të vetë BE-së, gjë që e vë të gjithë BE-në në rrezik në kohë krize.

LEXO EDHE:

Back to top button