Kryeministri kanadez kërcënon të anulojë Krishtlindjen

Dita e falënderimeve në Kanada ishte muajin e shkuar dhe vendi ka regjistruar pasoja prej saj me numrin e rasteve të koronavirusit që ka arritur rekorde të reja. Tani, liderët kanadezë thonë se festa e krishtlindjes është në rrezik.

Dita e falënderimit në Kanada u shënua më 12 tetor këtë vit dhe ndërsa familjet dhe miqtë u mblodhën bashkë, ajo shkaktoi një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe viktimave. Tani zyrtarët e shëndetit publik paralajmërojnë se sistemi i kujdesit shëndetësor nuk mund të përballojë një përsëritje të kësaj situate për krishtlindje.

“Reduktimi i kontakteve, i tubimeve, do të jenë më të rëndësishmet. Dhe ajo që bëjmë në ditët dhe javët në vijim do të përcaktojë se çfarë do të bëjmë për krishtlindje”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau në një konferencë për shtyp.

Shoqërizimi ka qenë një burim kryesor për përhapjen e virusit në thuajse çdo pjesë të Kanadasë – thonë edhe ekspertët sipas të cilëve, rastet ditore mund të dyfishohen në pak javë nëse kanadezët nuk i marrin seriozisht udhëzimet. Një model i ri nga Ontario, ishte veçanërisht shokues, me ekspertët shkencorë që paralajmërojnë se numri i rasteve dhe shtrimeve në spital mund të arrijë apo tejkalojë nivelet e krizës që aktualisht po regjistrohen në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button