Kryeministri Kurti niset drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit

Kryeministri Kurti niset drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet nesër.

Kështu kanë njoftuar nga Zyra për informim e Kryeministrit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftim.

Samiti i Berlinit do të mbahet të mërkurën, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, njoftuan zyrtarë të Qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:

Back to top button