Kryeministri maqedonas fton sërish kryeministrin e Kosovës t’i bashkohet “Ballkanit të hapur”

Kryeministri maqedonas fton sërish kryeministrin e Kosovës t’i bashkohet “Ballkanit të hapur”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në samitin e “Ballkanit të hapur”, i ka bërë sërish ftesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që të bëhet pjesë e kësaj iniciative, shkruan Alsat.

Ai po ashtu ka thënë se e mirëprit pjesëmarrjen e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është e hapur. Ne i ftojmë të na bashkohen të gjithë. Na priftë e mbara në këto procese që kemi nisur”, ka thënë ndër të tjera Kovaçevski.

Ndër të tjera ai tha se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe se vendi i secilit vend të rajonit është në BE. Siç tregon Kovaçevski, sot do të nënshkruhen disa marrëveshje, ndër to edhe një marrëveshje për ofertë të përbashkët turistike të rajonit.

“Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së. Vendi i çdo vendi në rajon është në BE”, tha Kovaçevski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button