Kryeministrja daneze: Putin po e shfrytëzon energjinë si armë

Kryeministrja daneze: Putin po e shfrytëzon energjinë si armë

Në pikun e krizës energjetike në Evropë, krerët e tetë shteteve baltike, sot në Kopenhagë kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjerimin e rrjetit energjetik të erës.

Vendet e përfshirë në marrëveshje duan të rrisin kapacitetet e tyre për shtatë herë – ku deri më 2030 synojnë të arrijnë prodhimin e qindra gigavatëve.

Krerët e Danimarkës, Finlandës, Estonisë, Latvisë, Lituanisë dhe Polonisë, e madje kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, gjithashtu kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

“Presidenti rus Vladimir Putin po e shfrytëzon energjinë si armë dhe e ka sjellë Evropën në një krizë energjetike”, tha kryeministrja daneze Mette Frederiksen gjatë një konference për media.

“Për shkak të luftës ruse në Ukrainë, por edhe për shkak të krizës klimatike – nevojiten vendime ambicioz”, kështu të paktën vlerësuan nënshkruesit e kësaj marrëveshje.

“Jemi të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e energjetikës”, thuhet ndër tjera në një kumtesë të përbashkët.

LEXO EDHE:

Back to top button