Vdes Mikhail Gorbachev – presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik

Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tij, ka vdekur në Moskë në moshën 92-vjeçare, sipas deklaratave zyrtare.

Gorbachev, sundimi i trazuar i të cilit lidhej me termat perestrojka dhe glasnost (reformë dhe hapje) vdiq pas një sëmundjeje të gjatë, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, raporton cnn.

“Mikhail Sergeevich Gorbachev vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”, njoftoi Spitali Klinik Qendror të martën.

Gorbachevi, presidenti i fundit sovjetik, lidhi marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

Kur protestat pro-demokracisë përfshinë vendet e bllokut sovjetik të Evropës Lindore komuniste në vitin 1989, ai u përmbajt nga përdorimi i forcës – ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kremlinit që kishin dërguar tanke për të shtypur kryengritjet në Hungari në vitin 1956 dhe Çekosllovaki në vitin 1968.

Por protestat nxitën aspiratat për autonomi në 15 republikat e Bashkimit Sovjetik, të cilat u shpërbënë gjatë dy viteve të ardhshme në mënyrë kaotike.

Gorbachevi u përpoq më kot për të parandaluar atë kolaps, raporton theguardian.

LEXO EDHE:

Back to top button