Kryeministrja e Finlandës në Ukrainë, takohet me Zelenskin

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev. Ajo vizitoi gjithashtu qytetet e shkatërruara ukrainase të Irpin dhe Bucha, shkruan BBC.

Marin kishte veshur një jelek antiplumb, ndërsa u filmua duke ecur me zyrtarë dhe ushtarë. Kryeministrja njoftoi së fundmi vendimin historik të Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO.

Ajo ka mbështetje nga SHBA, por Turqia po kërcënon të bllokojë Finlandën dhe Suedinë, duke akuzuar vendet nordike se strehojnë militantët kurdë. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button