Kryesia e Kuvendit të Kosovës: Seanca për presidentin sot në orën 18:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, u mblodh sot nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, për të shqyrtuar kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Pas diskutimeve, Kryesia konstatoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike, prandaj seanca e jashtëzakonshme, konform kërkesës, do të mbahet sot, në orën 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button