KSHZ: 8.791 persona kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore

Përfshi ditën e djeshme, 8.791 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore, informojnë sot nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve, transmeton Alsat.

“Përfshi 29.08.2021 deri në ora 21:00, gjithsej 8791 persona kanë kontrolluar të dhënat në Listën Zgjedhore, janë parashtruar 18 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 15 kërkesa për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe nëntë kërkesa për ndryshime të të dhënave”, thonë nga KSHZ.

Lista Zgjedhore do të mund të kontrollohet deri më 9 shtator, ndërkaq zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button