KSHZ-ja miratoi strategjinë për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi strategjinë IKT për mbrojtje nga sulmet kibernetike, me qëllim që të mos përsëriten problemet që ndodhen në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur u sulmua dhe u bllokua faqja zyrtare e internetit e këtij komisioni.

https://youtu.be/cxRUJwbb3MQ

Strategjia më së tepërmi theksin e vendos në punën e përditshme sa i përket pjesës së IT sektorit dhe sulmeve kibernetike të cilat në bazë të raportit dhe përgatitjes së strategjisë nuk mund t’i parandalojmë, mirëpo mund të ndërmarrim masa në kohë dhe të jemi më të përgatitur sa i përket pjesës së sulmeve kibernetik – deklaroi Ditmire Shehu, KSHZ-së.

Anëtari i KSHZ-së Bojan Stojanovski, vlerëson se është mirë që Komisioni të përgatisë edhe plan aksionar për realizimin e Strategjisë IKT.

Nga grupi i punës morëm një propozim version të planit aksionar i cili pres së shpejti të finalizohet dhe miratohet dhe sipas të cilit ne si Komision do të mund të ndërmarrim masa parimore për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe masa afatgjate të cilat do të na mbrojnë nga çfarëdo qoftë sulmet kibernetike në sistemet informatike të KSHZ-së – tha Boban Stojanovski, anëtar i KSHZ-së.

Nga KSHZ po ashtu thonë se një ditë më parë është bërë edhe hapja e katër ofertave për tu siguruar aparatet për votim përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button