KSHZ-ja shpërndan materialin e besueshëm zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve filloi me shpërndarjen e materialit të besueshëm zgjedhor nëpër Komisionet Komunale Zgjedhore. Kryetari i këtij institucioni Aleksandar Dashtevski tha se gjatë ditës janë shpërndarë fletëvotimet dhe listat zgjedhore kurse nesër do të shpërndahen edhe aparatet për identifikim biometrik të votuesve. Sipas firmës që ka fituar tenderin e fletëvotimeve, ata nuk mund të falsifikohen sepse janë me mbi 20 filtra mbrojtëse. Ata bëjnë me dije se janë harxhuar 60 ton letër për të shtypur fletëvotimet dhe procesverbalet. Materiali i besueshëm zgjedhor dërgohet në vendvotime një ditë para ditës së zgjedhjeve dhe ruhet deri në mbylljen e votimit dhe dorëzimin e materialit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button