KSHZ: Votimi rrjedh i qetë në të gjithë vendi

Sipas Komisionit Zgjedhor Shtetëror që nga ora 11:00, nuk ka pasur probleme më probleme me fingerprinterat. Këtë herë, po ashtu si edhe në raundin e parë, gjatë hapjes së qendrave të votimit ka pasur probleme të shumta me fingerprinterat, por që më pas janë tejkaluar. Gjatë ditës së sotme vetëm 206 persona nuk kanë arritur të gjejnë emrat e tyre në listat e votuesve, por më pas edhe ata janë verifikuar dhe kanë mundur të votojnë. Deri në orën 15:00 kanë dalë në votime 34,65 për qind e votuesve me të drejtë vote. Vevçani ka një dalje më të madhe, ndërsa në shumë komuna e tjera kanë dalë më shumë se 50 për qind e zgjedhësve. Ashtu si edhe herët e tjera, sipas KSHZ-së, në orët e fundit pritet një dalje më e madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button