KSI rekomandon heqjen e certifikatës për vaksinim për hyrje në vend

KSI rekomandon heqjen e certifikatës për vaksinim për hyrje në vend

Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon heqjen e certifikatës për vaksinim për hyrje në vend.

Këto certifikata do të mbeten të vlefshme vetëm për hyrje në objektet e mbyllura të gastronomisë.

Nuk rekomandohet shfuqizimi i këtij detyrimi gjatë hyrjes në bare e restorante sepse KSI konsideron që masat do hiqen gradualisht, në përputhje me situatën epidemiologjike në vend.

Propozimi i ri për të hyrë në vend pa certifikatë vaksinimi duhet të miratohet nga Qeveria.

Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi heqjen e masës për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, me përjashtim të shtëpive shëndetësore, farmacive, transportit publik dhe shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve për përkujdesje për personat me aftësi të kufizuara.

“Mund të konkudojmë se situata epidemiologjike është stabile, kemi trend të uljes së numrit të të infektuarave por edhe të hospitalizuarve, po ashtu edhe të të vdekurve në vend. Në bazë të këtyre të dhënave rekomandojmë që të hiqet kërkesa për certifikatë vaksinimi në hyrje të pikave kufitare si për shtetasit tanë po ashtu edhe për të gjithë vizitorët”, tha Zllate Mehmedoviq, Zëdhënës i KSI-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button