KSL, protesta para Qeverisë

Konfederata e sindikatave të lira filloi dhe përfundoi protestat para Qeverisë, për të kërkuar harmonizim të pagave në sektorin publik sipas rritjes së pagës minimale. Nga Sindikata kërkojnë rritje të pikës për 103 denarë me çka paga më e ulët në sektorin publik do ishte rreth 18 200 denarë. Për shkak të numrit të vogël të protestuesve Konfederata akuzoi për kërcënime dhe presione të shumta, shkruan Alsat.

“Kërkojmë harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale sepse ne 4 vitet e fundit paga minimale u rrit për 78 % ndërsa pagat në sektorin publik vetëm 5 %. U bë barazimi i pagave në një anë ndërsa pjesa tjetër e të punësuarve në sektorin publik madje marrin pagë nën minimalen. Kemi njoftime se po bëhen presione të mëdha ndaj anëtarëve tanë të mos dalin në protestë, cili është shkaku, të gjithë e dimë. Nëse dalin në protestë do të kapen nga kamerat, kërcënohen me humbje të vendit të punës. Do i grumbullojmë informacionet dhe do të dalim me informatë të saktë se ku po bëhen këto presione dhe cilat janë hapat tonë të mëtejshëm”, tha Bllagoja Rallpovski, kryetar I Konfederatës së Sindikatave të Lira

LEXO EDHE:

Back to top button