Kthehen në punë të larguarit nga Higjiena Komunale?

Kthehen në punë të larguarit nga Higjiena Komunale?

32 punonjësit e Ndërmarrjes Publike, “Higjiena Komunale” janë përjashtuar nga puna në mënyrë të paligjshme. Këtë ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Punës pas një inspektimi të kryer në institucionin punëdhënës, i cili ka rezultuar se nuk ka bazë për përjashtimin e tyre. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë presin që Bordi drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” duke vepruar sipas masës së inspektimit si dhe në bazë të kundërshtimeve të parashtruara nga punëtorët, të marrë vendim me të cilin do të anulohen vendimet për largim nga puna dhe punëtorët të kthehen menjëherë në vendet e tyre të punës.

“Punëdhënësi është i detyruar me proces verbal të veprojë në lidhje me ankesën, të sjell një akt me shkrim me të cilin do të anulojë vendimet për largim nga puna pa afat të 32 personave të punësuar në Higjienën Komunale. Shpresojmë që Bordi drejtues në bazë të proces verbalit të Inspektoratit shtetëror të punës do të miratoj vendim duke respektuar Ligjin për marrëdhënie pune, Marrëveshjen kolektive për veprimtari komunale dhe të drejtat e punëtorëve të Higjienës komunale”, deklaroi Stole Kashikovski, LSM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button