Shëndrit Deari, arrin në raundin kryesor në Novi Sad

Tenisti shqiptarë nga Maqedonia, Shëndrit Deari sërish është kthyer në formë e tij të vjetër. Pasi që u shpall nënkampion i Maqedonisë, tenisti nga Gostivari, ka filluar me sukses edhe turneun e radhës në Novi Sad në Serbi.

Në turneun fjuçers, Shëndrit Deari fillimisht mundi serbin Jovanoviç me 2-0 në sete , para se të eliminojë tenistin tjetër serb Milan Driniç me taj brejk 10-4 në setin e tretë dhe duke fituar takimin me 2-1 në sete.

Të martën, përpos temperaturave të larta, Shëndrit Deari mundi bartësin e 9-të të këtij turneu, australianin Zaharia Zak Taliç me 2-0 në sete, ose 7-5 dhe 6-0 në geme, për të avancuar në raundin kryesor të turneut me fond shpërblyes në vlerë prej 15 mijë euro.

Pas hedhjes së shortit, Shëndrit Deari do të nis raundin kryesor me përballjen ndaj 21 vjeçarit Viktor Jovic.

LEXO EDHE:

Back to top button