“Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevskit”

“Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevskit”

Lëvizja e Re e Izet Mexhitit ka reaguar lidhur me disa analiza dhe pretendime në opinion mbi gjoja lidhjet e saj me qarqe maqedonase dhe politika antishqiptare. Këto pretendime kjo Lëvizje i ka quajtur “Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevski”. “Neveritës është fakti që kalorësit e fundit, mbrojtësit e fundit të Gruevskit deri sa të ikte në Hungari, personat që u bënë inventar në zyrat e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe personat që edhe sot punojnë për ta kthyer atë përsëri në Shkup, trillojnë analiza dhe konspiracione të thella për afërsi politike me bllokun maqedonas e për luftëra hibride, me qëllimin e vetëm defokusim dhe mjegullim të opinionit për gjitha mega skandalet dhe keqpërdorimet që për çdo ditë po shpërthejnë nga mediat e pavarura në vend”, thuhet në reagim. Sipas Lëvizjes, “Fatkeqësisht për ata e fatmirësisht për qytetarët, këtyre manipulimeve u ka ardhur fundi, votuesi shqiptar ka sens të jashtëzakonshëm të vlerësimit politik”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button