Kthehet në dhunë protesta kundër rregullave COVID-19 në Holandë (VIDEO)

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas trazirave që shpërthyen në Roterdam për masat e reja COVID-19.

Videot e publikuara në mediat sociale treguan veturat e djegura të policisë gjersa protestuesit gjuanin me gurë policinë në rrugën kryesore tregtare të qytetit, raporton bbc.

Qindra protestues ishin mbledhur për të shfaqur zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për vaksinim të detyrueshëm kundër coronavirusit dhe ndalimin e festimit të Vitit të Ri.

Shtatë persona u plagosën gjithsej dhe të paktën 20 u arrestuan në një natë të cilësuar nga kryebashkiaku i Roterdamit si “një orgji dhune”.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor javën e kaluar ndërsa rastet u rritën, ku gjatë ditës së djeshme u raportuan mbi 21 raste të reja dhe 37 të vdekur.

Ndryshe, Austria ka vendosur për një bllokim total dhjetë ditor pas rritjes së numrave të të infektuarve me virus.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button