Kthimi në Hënë: NASA lëshon raketën e parë të misionit Artemis

Pas 50 vjetësh, njerëzit do të ecin përsëri në Hënë. Artemis I do të nisë një anije kozmike pa pilot, misioni i parë në program që synon ndërtimin e vendbanimeve në Hënë.

Artemis I është një mision provë pa pilot, por është hapi i parë drejt kthimit të njerëzve në Hënë që nga misioni Apollo 17 në 1972. Vendbanimi hënor është i rëndësishëm për eksplorimin e Marsit, sepse astronautët duan të përdorin sipërfaqen hënore si një lloj terreni për rinxehje gjatë shëtitjeve të gjata në Planetin e Kuq.
Ekipet e nisjes në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida kanë përfunduar përgatitjet përfundimtare përpara fluturimit të parë testues të planifikuar sot të raketës gjigante të gjeneratës së ardhshme Artemis I.
Misioni planifikon të zbarkojë njerëzit në Hënë në vitin 2025 dhe të krijojë vendbanime të përhershme gjatë udhëtimeve në vitet e ardhshme.
“Në fillim, njerëzit do të shkojnë në Hënë pas një jave, por misionet e ardhshme do t’i lënë njerëzit pas një ose dy muajsh. Përfundimisht, do të bëhen vendbanime të përhershme”, tha për Deutsche Welle-n Jürgen Schulz, inxhinier i hapësirës ajrore në ESA.
We are ready. 🚀
The uncrewed #Artemis I mission around the Moon will pave the way for future astronauts. The Artemis Generation is about to leave its mark.
On Aug. 29, watch history with us: https://t.co/Dx9WUCnnBS pic.twitter.com/6yJ4ik6lIw
— NASA (@NASA) August 24, 2022
Misioni do të ngrihet nga Qendra Hapësinore Kennedy sot në orën 7:30 të mëngjesit të Floridës (1:30 pasdite në Evropën Qendrore), duke nisur anijen kozmike Orion drejt Hënës. Ndiqni lëshimin drejtpërdrejt: