Ku i gjetën kaq shumë para katalanasit, për të blerë Rafinjën?!

“Rafinja mund të konsiderohet një lojtar i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka arritur marrëveshje me Lids Junajtedin, pronarin e kartonit të brazilianit, për blerjen e anësorit të formë të këmbimit të 65 milionë eurove, të ndara në 58 milionë fikse dhe 7 milionë bonuse”.

Kështu bën me dije “El Mundo Deportivo”, gazetë autoritative spanjolle shumë e afërt me familjen Blaugrana. Sipas saj, italo-braziliani i lindur në vitin 1996, vitin e kaluar u ballafaqua me FIGC për t’u vendosur nën urdhërat e trajnerit Roberto Mancini, falë babait të tij të lindur në Itali. Ai do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare në ditët në vijim.

Po ashtu, sipas “El Mundo Deportivo”, futbollisti kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Barcelonën prej javësh. Për t’iu dhënë shtysë negociatave, mungonte vetëm marrëveshja me Lidsin, një klub që preferonte ta dorëzonte anësorin në fjalë te njëri mes Çellsit, Totenhamit dhe Arsenalit.

Këto gjigantë të Premier Ligës kishin ofruar deri në 75 milionë euro në këmbim të kartonit të brazilianit. Vullneti i fortë i futbollistit, përveç këmbënguljes së agjentit të tij, portugezit të natyralizuar si brazilian, Deko, po e shtyjnë drejt fanellës blaugrana.

Brenda lidershipit katalanas do të kishte pasur gjithashtu reflektime të shumta mbi nevojën reale për të blerë Rafinja, veçanërisht në dritën e rinovimit tani të afërt të Dembéles. Futbollisti, – shkruan gazeta iberike, – mund t’i kryejë kontrollet mjekësore që nesër dhe kështu të niset me pjesën tjetër të skuadrës për turin e SHBA, ku do të përballet edhe me Juventusin.

LEXO EDHE:

Back to top button