Ku po “rrinë” oligarkët rusë? Amerikanët drejtojnë gishtin nga Hong Kongu

Ku po “rrinë” oligarkët rusë? Amerikanët drejtojnë gishtin nga Hong Kongu

Një superjaht, mbi 500 milion dollarë, i njërit prej oligarkëve më të fuqishëm rusë, u pa këtë fundjavë i ankoruar në Hong Kong.

Për shkak të luftës dhe sanksioneve të forta perëndimore, oligarkë dhe biznesmenë të fuqishëm rusë po gjejnë shtigje për t’u shpëtuar sanksioneve.

Sipas amerikanëve, Hong Kongu, një qendër e madhe biznesi mbarëbotërore, mund të jetë një nga parajsat e oligarkëve rusë.

Alexey Mordashov, i dyshuar pronari i jahtit qindra miliona dollarësh, besohet të jetë aleat i Presidentit Vladimir Putin, dhe është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe SHBA pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

“Përdorimi i mundshëm i Hong Kongut si një strehë e sigurt për individë që shmangin sanksionet vë në pikëpyetje më transparencën e mjedisit të biznesit” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Hong Kongu tashmë ka kaluar nën juridiksion të Kinës, teksa ka shqetësime për liritë dhe të drejtat e njeriut në vend.

Zyrtarët amerikanë thonë se ka shqetësime se manjatët rusë mund të kërkojnë të anashkalojnë sanksionet e vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj duke zhvendosur asetet e tyre në Hong Kong.

Kina ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë, me presidentin Xi Jinping që deklaroi një miqësi “pa kufij” me Putinin në prag të pushtimit të Ukrainës./oranews/

LEXO EDHE:

Back to top button