Përçahen serbët e Bosnjes, Millorad Dodik: Unë i fitova zgjedhjet, jemi mijëra vota në avantazh

Përçahen serbët e Bosnjes, Millorad Dodik: Unë i fitova zgjedhjet, jemi mijëra vota në avantazh

Millorad Dodik ka shpallur edhe njëherë fitoren si president i Republika Srpskas në Bosnje Hercegovinë. Lideri serb në presidencën boshnjake mund ta përçajë më tepër entitetin ndërsa opozita e konteston fitoren e tij duke e akuzuar për manipulim.

Udhëheqësi nacionalist serb i Bosnjë Hercegovinës Millorad Dodik ka ripërsëritur se Republika Srpska votoi për koalicionin që drejtohej ajo.

“Republika Srpska votoi për Aleancën Social Demokrate të Pavarur dhe koalicionin qeverisës,” tha ai.

Deklarata e Dodik vjen pas disa ditëve protestash nga opozita, liderja e së cilës Jellena Triviç shpalli fitoren një ditë pas zgjedhjeve të 2 tetorit duke pretenduar për manipulime në zgjedhje nga partia e Millorad Dodik.

Publikut iu prezantuan të dhëna kontradiktore në lidhje me numrin e votave dhe nuk u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë.

“Rezultatet paraprake tregojnë se kam 29 mijë vota më shumë në zgjedhjet për Presidentin e Republikës Srpska. Me 98% të votave të numëruara, avantazhi ynë është i paarritshëm,” tha ai.

Ndërkohë, opozita në Republika Srpska kërkon rinumërim të votave duke akuzuar koalicionin e Dodik për manipulime në zgjedhje.

Më 5 tetor, partitë opozitare në Republika Srpskan i paraqitën një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje Hercegovinë për rinumërim votash duke përfshirë rinumërimin.

Ata pretendojnë se kanë konstatuar më shumë se njëqind parregullsi dhe se 65 mijë vota elektorale janë kontestuese./oranews/

LEXO EDHE:

Back to top button