Kufizime të reja për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar kufizime të reja për udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, ndërsa në mesin e këtyre masave është detyrimi për test negativ për koronavirus. BE mbylli kufijtë e saj të jashtëm në mars të vitit 2020 ndërsa nga qershori hartoi një listë, e cila përditësohej rregullisht dhe u referohej udhëtarëve që vijnë nga vendet jashtë Unionit Evropian, të cilët nuk mund të udhëtojnë në BE, nëse vlerësohet se udhëtimi nuk është i domosdoshëm. Disa vende, të tilla si Franca, mbyllën kufijtë e tyre të që nga dita e diel. Marrëveshja e ambasadorëve duhet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së. Marrëveshja përcakton kritere të reja për hyrjen e shtetasve nga vendet jashtë BE-së. Vendet nga vijnë udhëtarët duhet të kenë një normë infeksioni më pak se 25 të infektuar në 100,000 banorë për 14 ditë rresht. Duhet të merret parasysh edhe prania e varianteve të tjerë të koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button